Ish-shefi i inteligjencës serbe, Aleksandar Vulin është emëruar anëtari i ri i Senatit të Republikës Srpska me një vendim të presidentit të Bosnje Hercegovinës, Dodik.
Sipas mediave boshnjake, Vulin është emëruar senator më 1 dhjetor dhe vendimi pritet të publikohet shumë shpejt dhe në Fletoren Zyrtare.
Vulin i cili ka drejtuar disa dikastere të rëndësishme, mes të cilave dhe Ministrinë e Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga detyra e kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion.
Politikani serb që nga korriku është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafik droge dhe lidhje me Rusinë.
Pas shpalljes së sanksioneve kundër Vulinit, Dodik, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së, e mbështeti atë duke thënë se ishte një shpërblim për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe popullin rus.
Senati i Republikës Srpska është një organ këshillimor i themeluar me Kushtetutën e entitetit nga viti 1992 dhe puna e tij rregullohet me Ligjin për Senatin nga viti 1997.
Presidenti i Republikës Srpska zgjedh senatorët, të cilët mund të jenë më së shumti 55 në numë numër, mandati i tyre zgjat shtatë vjet dhe si anëtarë të senatit zgjidhen figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore. (A2 Televizion)