"Mora bekimin", Vuçiç niset në Nju-Jork për rezolutën e Srebrenicës

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 10:55 | Ballkani

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe ai i Republika Srpska janë nisur për në Nju-Jork, aty ku do të mbahet edhe sesioni i Kombeve të Bashkuara për rezolutën e Srebrenicës.

Përpara nisjes, lideri serb ka bërë një ndalesë pranë Kishës së Shën Savës në Vraçar, aty ku mori edhe bekimin, siç thotë Vuçiç nga Patriarku Porfirio.

“Po shkoj në Nju-Jork për të luftuar me gjithë forcën dhe zemrën time për të ardhmen e vendit tonë”, tha Presidenti i Serbisë.

“Ata që janë kundër nesh janë të fortë, por Serbia është shenjtërorja jonë më e madhe. Ka shumë gënjeshtra, por e vërteta është një dhe e përjetshme”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Sakaq, teksti për rezolutën e Srebrenicës është tashmë gati. Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republikës Srpska, nuk e pranojnë të jetë kryer gjenocid në Srebrenicë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi