Talat Xhaferi flet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Nuk ka qeveri pa shqiptarët!

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 09:03 | Ballkani

Talat Xhaferi flet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Nuk ka

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se me ose pa LSDM apo pa OBRM-PDUKM, nuk do të ketë qeveri pa shqiptarët.

“S’ka qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM?! Ajo është çështje e partive politike”, ka thënë ai.

Ndërsa është shprehur i bindur se OBRM-PDUKM-ja do ta pranojë çështjen e kryeministrit shqiptar, pasi kujtoi se në 2013 kjo parti pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes.

Por ai nuk e përjashton mundësinë që qeveria e radhës teknike të jetë pa OBRM-PDUKM-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos