Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Transportoi helikopterë nga Qipro? Avioni më i madh në botë është ulur në bazën ushtarake serbe

Nga Xhevahir Qardaku
20 Nëntor 2023, 15:36 | Ballkani

Avioni më i madh që është prodhuar ndonjëherë në seri është ulur në Serbi. Sipas shërbimit të gjurmimit online, Flyradar 24, avioni i transportit civil i kompanisë “Antonov Airlines” preku tokën në aeroportin ushtarak në Batajnicë, në afërsi të Beogradit.

Mjeti fluturues i përket Forcave Ajrore të Egjiptit. Fluturimi i Antonov 124 kishte nisur në Aeroportin Ndërkombëtar të Pafos në Qipro.

Aty është gjithashtu një bazë ajrore ushtarake, ku gjenden helikopterët sulmues Mi-35P, të cilët Serbia planifikon t’i blejë nga Qiproja, raportojnë mediat në Beograd.

Megjithatë, nuk dihet nëse ata tashmë janë dorëzuar. Kjo shihet si një strategji e Serbisë për t'u armatosur nga vende të tjera, pasi shkëmbimet me Rusinë, veçanërisht në fushën ushtarake, janë pothuajse të pamundura.

Fillimisht, Beogradi ka dashur të sigurojë helikopterë të rinj Mi-35M nga Moska, por arriti vetëm të sigurojë ata të përdorur nga Qiproja.

Debat - nga Alba Alishani