Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Armëpushimi drejt skadencës, palët gati të zgjasin afatet, por me kushte

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 07:34 | Bota

Armëpushimi drejt skadencës, palët gati të zgjasin afatet,

Izraeli mori në orët e para të mëngjesit listën e 11 pengjeve të tjera që do të lirohen nga Hamasi, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit 4-ditor, i cili sipas afateve duhet të përfundojë ditën e sotme.

Por palët mesa duket do të tentojnë ta zgjasin atë edhe në ditët në vijim dhe kjo mësohet nga reagimet e tyre zyrtare.

Hamasi është i pari që kërkon të shtyjë armëpushimin 4-ditor me Izraelin, që shënoi lirimin e dhjetëra të rinjve dhe grave palestineze që mbaheshin në burgjet izraelite. Grupi i militantëve nxori një komunikatë ku kërkon që një gjë e tillë të realizohet vetëm nëse Izraeli angazhohet të lirojë më shumë palestinezë.

Edhe kryeministri izraelit Netanyahu pranoi se ka një paramarrëveshje që parashikon që armëpushimi të zgjatet nëse çdo ditë lirohen nga 10 pengje. Por lideri izraelit nuk heq dorë nga objektivat e tij për të shkatërruar Hamasin në çdo qelizë të tij.

Ndërkohë, Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden me të cilin bisedoi për situatën në Gaza, ndërprerjen e luftimeve dhe asistencën humanitare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden përshëndeti palët për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve, por shtoi se duhet të punohet më shumë që të gjithë ata që janë rrëmbyer të lihen të lirë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli