Gjendet Navalny, Putini e “syrgjynos” në Siberi

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 14:40 | Bota

Gjendet Navalny, Putini e “syrgjynos” në Siberi

Alexey Navalny është gjetur. Ekipi i tij ka bërë të ditur se lideri i opozitës ruse është dërguar në një burg të largët në veriperëndim të Siberisë.

Lajmet për të vijnë dy javë pasi ekipi i Navalny-t bëri të ditur se kishin humbur kontaktet me 47-vjeçarin.

“E gjetëm Alexey-n,” shkroi zëdhënësja e tij në një deklaratë në platformën X. “Ai ndodhet në IK-3, në vendbanimin e Kharp-it në Distriktin Yamal-Nenets.”

Gjendet Navalny, Putini e “syrgjynos” në Siberi

Ajo bëri po ashtu të ditur se avokati i Navalny-t e kishte vizituar atë më herët gjatë ditës së sotme dhe e kishte informuar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se më 11 dhjetor, avokatët e Navalny-t njoftuan se kishin humbur kontaktin me të. Deri më atëherë, lideri i opozitës vuante dënimin në një burg rreth 241 km në lindje të Moskës.

Ai u dënua në gusht me 19 vite burg pasi u shpall i fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin të aktiviteteve ekstremiste dhe krime të tjera. Mbështetësit e tij këmbëngulin se arrestimi i 47-vjeçarit është i motivuar politikisht dhe ka si qëllim të shuajë zërin e tij kritik ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli