Huamarrja në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë në katër vjet

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 10:57 | Bota

Huamarrja në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të

Huamarrja e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur nivelin më të lartë në katër vjet, duke u rritur në afro 18 miliardë paund.

Sipas mediave të huaja, shifrat e Zyrës për Statistikat Kombëtare tregojnë se huamarrja neto e sektorit publik qëndroi në 17.8 miliardë £ muajin e kaluar, e treta më e larta për çdo dhjetor.

Huamarrja ishte 10.1 miliardë paund më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar dhe më shumë se 14.1 miliardë paund që pritej nga shumica e ekonomistëve.

Shifra u rrit kryesisht nga rritja e pagesave të interesit të borxhit, tha ONS. Të dhënat vijnë pasi Rachel Reeves, kancelarja, është nën presion pasi rritja vijon, pavarësisht premtimit të saj zgjedhor për të ‘karikuar’ ekonominë.

Kujtojmë se gjatë viteve të fundit, Mbretëria e Bashkuar është në një situatë jo të mirë ekonomike, e cila ka shënuar një rënie të ndjeshme nga më parë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos