Tërmeti në Japoni zgjeroi vijën bregdetare

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 08:04 | Bota

Tërmeti në Japoni zgjeroi vijën bregdetare

Tërmeti me magnitudë 7.5 Rihter që goditi Gadishullin Noto në Japoninë Qendrore të hënën 1 janar, e zgjeroi vijën bregdetare me 175 metra.

Lajmi është bërë i ditur nga NHK World Japan. Studimi, i kryer nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga një profesor nga Universiteti i Hiroshimës, analizoi zhvendosjen e tokës të shkaktuar nga tërmeti dhe efektin e cunamit nga fotografitë ajrore.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit zyrtare, bilanci i fataliteteve nga tërmeti ka arritur në 161 të vdekur, 560 të plagosur dhe 103 të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga i gjithë vendi vijojnë punën për gjetjen e trupave në rrënoja dhe orët e fundit po përballen me reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Gadishullin e Notos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos