Ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, përsërit se është gati të dëbojë miliona njerëz ilegalisht nga SHBA, policia kanadeze thotë se po përgatitet për një fluks azilkërkuesish në prag të zgjedhjeve.
Sipas mediave të huaja, rreshteri i policisë kufijtare në Kanada, Charles Poirier, tha për mediat se përgatitjet filluan muaj më parë për t'u përgatitur për ardhjen e njerëzve që kishin frikë nga dëbimi nga SHBA.
“Ne e dinim disa muaj më parë se duhej të fillonim të përgatisnim një plan emergjence sepse nëse Trump vinte në pushtet, gjë që ndodhi, kjo mund të nxiste migrimin e paligjshëm dhe migrimin e parregullt në Quebec dhe në Kanada”, tha ai për Reuters.
Kur Trump erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2017, mijëra azilkërkues kaluan në Kanada, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Trump arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA me rezultat të thellë, kundrejt kandidates demokrate Kamala Harris. (A2 Televizion)