Kishit plane për ta vizituar në 2024? Ky shtet heq vizat: Mirë se vini në shtëpi!

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 10:12 | Bota

Kishit plane për ta vizituar në 2024? Ky shtet heq vizat: Mirë se

Nëse keni pasur plane për të shkuar në Kenia, atëherë nuk keni nevojë që të pajiseni me vizë. Ka qenë vetë presidenti William Ruto i cili njoftoi se nga 2024, qytetarët do të kenë mundësi për të aplikuar në një platformë digjitale që të marrin një autorizim elektronik për udhëtim, në vend të vizës.

"Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia", tha ai në një fjalim në kryeqytetin Nairobi në një ngjarje për të shënuar 60-vjetorin e pavarësisë nga Britania.

Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë e Kenias, duke ofruar pushime në plazh përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Indian dhe safari me kafshë të egra në brendësi.

"Kenia ka një mesazh të thjeshtë për njerëzimin: Mirë se vini në shtëpi!", tha ai.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani