Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut me ftesë të liderit Kim Jong Un, duke shënuar udhëtimin e tij të parë në Phenian pas gati shtatë vitesh.
Vizita do të zhvillohet më 8 dhe 9 qershor dhe vjen pak javë pasi Xi priti në Pekin presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Kina mbetet aleati kryesor politik dhe ekonomik i Koresë së Veriut, e cila përballet me sanksione të ashpra ndërkombëtare për programin e saj bërthamor. Analistët besojnë se Kim Jong Un do të kërkojë forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Pekinin, rritjen e tregtisë dhe më shumë turistë kinezë.
Vizita zhvillohet gjithashtu në një kohë kur Pheniani po thellon lidhjet me Rusinë dhe vazhdon të refuzojë çdo afrim me Korenë e Jugut.
Një ditë më parë, diktatori vizitoi një central bërthamor dhe urdhëroi vendin që të rrisë prodhimin e komponentëve atomikë si dhe të bombave bërthamore. (A2 Televizion)