Mbeti i plagosur nga plumbat e Mjacajt në burgun e Peqinit, arrestohet Indrit Shaqja pasi iu gjet një celular në dhomë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 10:38 | Kronikë

Mbeti i plagosur nga plumbat e Mjacajt në burgun e Peqinit, arrestohet

Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur nga plumbat e lëshuar nga arma e Sokol Mjacajt më 15 dhjetor, është vënë në pranga.  

Njoftohet se, nga hetimet e deritanishme, pas rikëqyrjes së vendit të vrasjes, pra në dhomën e Indrit, është gjetur një arkë druri.

Brenda arkës së drurit u gjet një celular, pronësinë e të cilit Shaqja e ka pranuar. Nga këto rrethana, ai është arrestuar nga policia gjyqësore e SHKBB.  

Ndërkohë, kujtojmë se Gjykata e Elbasanit ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për lënien në qeli të Sokol Mjacajt dhe gjithë personave të tjerë të arrestuar pas vrasjes në burgun e Peqinit, përfshi edhe drejtorin e institucionit.

Nga qelia ka shpëtuar vetëm një efektiv i burgut, i cili është lënë në arrest shtëpie për shkak se ka një fëmijë të mitur.

Të premten që shkoi Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i transferuar në regjimin 41b, vrau me armë zjarri të burgosurin tjetër Arben Lleshi si dhe plagosi një tjetër të dënuar, Ilir Shaqjen.

Autoritetet po hetojnë për pistën e vrasjes me pagesë, ndërsa dëshmitë e të arrestuarve dhe të burgosurit të plagosur, Ilir Shaqja, kanë hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos