All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ministri i Financave në Siri: Qeveria e përkohshme do rrisë 400% pagat në sektorin publik

Nga A2 CNN
5 Janar 2025, 16:44 | Bota
All - Paragraf - 1

Ministri i Financave në Siri: Qeveria e përkohshme do rrisë 400%

Ministri i Financave në Siri, Mohammed Abazeed, ka thënë të dielën se Qeveria e përkohshme do t’i rrisë pagat për 400 për qind në sektorin publik në muajin tjetër, pas kompletimit të ristruktimeve nëpër ministri, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.

All - Paragraf - 3

Kjo rritje, që besohet se do të kushtojë 127 milionë dollarë, do të financohet nga burimet ekzistuese shtetërore, si dhe një kombinim i ndihmës rajonale, investimeve të reja, dhe përpjekjeve për të pasur qasje sërish në asetet siriane të ngrira jashtë shtetit.

“Ky është hapi i parë drejt zgjidhjeve emergjente në realitetin ekonomik aktual në shtetin tonë", ka thënë Abazeed, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai ka thënë se pagat e këtij muaji do të dalin javën që vjen.

All - Paragraf - 6

Qeveria e përkohshme e Sirisë, në krye me liderin de facto, Ahmed al-Sharaa, është krijuar pas rrëzimit të regjimit brutal të Bashar al-Assadit, i cili ka qenë me dekada në pushtet.

Regjimi i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

All - Paragraf - 9

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin./ REL (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos