Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese rezolutat që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe që mbështet UNRËA, agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, aktivitetet e së cilës Izraeli është përpjekur t'i ndalojë.
Votat ishin 158 kundër 9 me 13 abstenime për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe 159 kundër 9 me 11 abstenime për të mbështetur UNRËA.
Votimi i tha fund dy ditësh fjalime, kryesisht në favor të përfundimit të luftës 14-mujore midis Izraelit dhe Hamasit. Izraeli dhe aleati i tij i ngushtë, Shtetet e Bashkuara, ishin në pakicën e vogël që kundërshtuan rezolutat. (A2 Televizion)