
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar më tej, pasi Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane, në përgjigje të sulmeve të mëhershme të Teheranit ndaj bazave amerikane në rajon.
Sipas mediave ndërkombëtare, ushtria amerikane ka goditur sisteme raketore, mbrojtjen ajrore dhe mjete të vogla detare pranë Ngushticës së Hormuzit, një zonë me rëndësi strategjike për transportin ndërkombëtar të naftës.
Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi se gjatë sulmeve ka humbur jetën një punëtor, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, shkruan A2CNN.
Shpërthime janë raportuar në portin e Bandar Abbas dhe në zonën detare pranë ishullit Keshm, ndërsa autoritetet iraniane po vlerësojnë dëmet e shkaktuara.
(A2 Televizion)