All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Polonia në alarm, një objekt i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 13:47 | Bota
All - Paragraf - 1

Polonia në alarm, një objekt i paidentifikuar shkel

Një objekt i paidentifikuar ka fluturuar paraditen e së premtes në hapësirën ajrore polake, duke alarmuar autoritetet vendase. Lajmi u bë i ditur nga komanda operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë nëpërmjet një postimi në platformën X.

All - Paragraf - 3

Sot në mëngjes, një objekt ajror i paidentifikuar hyri në hapësirën ajrore të Polonisë nga drejtimi i kufirit me Ukrainën dhe që nga momenti i kalimit të kufirit deri në zhdukjen e sinjalit, ai u gjurmua nga radarët e sistemit të mbrojtjes ajrore të vendit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, stacioni radiofonik RMF FM, i cili u referohet dëshmitarëve okularë nga rajoni Dolhobičuv i Lublinit, raporton se objekti ajror fluturoi "me një shpejtësi të jashtëzakonshme, i shoqëruar nga një zhurmë e madhe".

Sakaq, në përputhje me procedurat për të tilla raste, komandanti operacional i Forcave të Armatosura polake ka mobilizuar ushtrinë dhe burimet në dispozicion, ndërsa Presidenti polak, Andrzej Duda, ka thirrur një takim urgjent me udhëheqjen ushtarake të vendit.

All - Paragraf - 6

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i komandës operative, Jacek Goriševski, ka bërë të ditur për TVN se ushtria ka ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, ndërsa po punohet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Megjithatë, Goriszewski nuk e përcaktoi nëse objekti ajror ra në territorin e Polonisë apo u largua nga hapësira e saj ajrore, por mediat raportojnë se  kërkimi i pjesëve të objektit të paidentifikuar është duke u zhvilluar në afërsi të Zamošće.

Ky nuk është rasti i parë që objekte të paidentifikuara kanë fluturuar në territorin e Polonisë. Në nëntor të vitit të kaluar, një raketë ra në Przewodów në lindje të Polonisë dhe dy persona humbën jetën në këtë incident.

All - Paragraf - 9

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos