SHBA dhe Irani ulin armët, pas sulmeve në fundjavë ka dakordësi për bisedimet e reja

Nga Rosalba Bejdo
29 Qershor 2026, 10:18 | Bota

SHBA dhe Irani ulin armët, pas sulmeve në fundjavë ka

Pas një fundjave tensionesh të larta, me sulme e kërcënime të ndërsjella, SHBA dhe Irani zbusin tonet. Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se dy palët u dakordësuan të ndalojnë aktet armiqësore në Gji dhe të ripërtërijnë bisedimet lidhur me mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit, duke nxitur shpresën se marrëveshja e përkohshme e paqes, mund të shpëtohet.

Sipas zyrtarit, bisedimet teknike pritet të vazhdojnë për të gjitha pikat e përfshira në Memorandumin e Mirëkuptimit, ndërsa shkëmbimet e sulmeve do të ndalen dhe anijet mund të lëvizin lirshëm. Axios që raportoi i pari ndaljen e akteve armiqësore, duke cituar një zyrtar amerikan, tha se bisedimet do të rinisin të martën në Katar.

Një rikthim në diplomaci do të pasonte ditë të tëra sulme dhe kundërsulme, që kur Irani goditi me një predhë një anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit të enjten, mes akuzave të ndërsjella për shkelje të armëpushimit.

Gjatë fundjavës SHBA u hakmor duke ndërmarrë një seri sulmesh ndaj Teheranit, në atë që Komanda Qendrore e quajti përgjigje direkte ndaj agresionit të vazhdueshëm kundër anijeve tregtare. Irani lëshoi raketa e dronë në bazat ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein të dielën, pak pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se Republika Islamike do të reshte së ekzistuari nëse nuk I përmbahej  marrëveshjes për ti dhënë fund luftës.

"Mund të vijë një pikë kur nuk do të jemi më në gjendje të jemi të arsyeshëm dhe do të detyrohemi të përfundojmë ushtarakisht punën që e nisëm me shumë sukses. Nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit nuk do të ekzistojë më!”

Ndërkohë Izraeli njoftoi se kishte sulmuar sërish pozicione të Hezbollahut duke shkatërruar infrastrukturën e përdorur nga grupi në Libanin Jugor. Irani këmbëngul se luftimet duhet të marrin fund që marrëveshja të mbajë.

Memordundimi i mirëkuptimit me 14 pika synonte ndalimin e luftimeve që nisën me 28 shkurt dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa vijonin bisedimet për çështje të ndjeshme, si programi bërthamor.

Një raund i udhëhequr nga zv.Presidenti JD Vance u mbajt javën e kaluar në Zvicër, dhe solli heqje të sanksioneve ndaj Iranit, por që prej atëherë luftimet janë rikthyer dhe intensifikuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos