Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

“Të evakuohen sa më shpejt”, tërmet me magnitudë 7.5 ballë në Japoni! Autoritetet paralajmërojnë cunam

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 11:36 | Bota

“Të evakuohen sa më shpejt”, tërmet me magnitudë

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë qendrore të hënën e 1 janarit, ndërsa nuk ka ende të dhëna për viktima, mirëpo raportohen për dëme. Tërmeti me magnitudë prej 7.6 ballë shkaktoi valë prej rreth 1 metër përgjatë bregdetit, e ndërsa autoritetet kanë shpallur paralajmërim për cunam dhe i bënë thirrje popullsisë që të evakuojnë zonën e goditur nga tërmeti.

“Banorët duhet të qëndrojnë në gatishmëri për tërmete të mëtejshme të mundshme dhe u bëj thirrje njerëzve në zonat ku priten cunami të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeministri Fumio Kishida.

Më shumë se 36,000 familje janë pa energji elektrike.  Shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë janë pezulluar ndërsa operatorët e telekomit raportuan ndërprerje të shërbimit të telefonit dhe internetit në Ishikawa dhe Niigata.

Pasoja ka pasur edhe në fluturime. Linja ajrore japoneze ktheu mbrapsht katër avionë në ajër ndërsa ata u drejtuan për në aeroportet në Toyama dhe Ishikawa, ndërsa Japan Airlines anuloi shumicën e shërbimeve të fluturimit për pjesën tjetër të ditës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani