Trump akuzon për vjedhje masive votash në Filadelfia, autoritetet hedhin poshtë pretendimet

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 01:13 | Bota

Trump akuzon për vjedhje masive votash në Filadelfia, autoritetet

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi se po kryhej një vjedhje masive votash në Filadelfia, por Policia e qytetit i tha CNN se nuk kishte asnjë informacion apo indicie mbi atë që pretendonte ai, raporton A2 CNN.

“Po flitet shumë për vjedhje masive në Filadelfia. Forcat e policisë po shkojnë atje”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth, rreth orës 4:40 të pasdites me orën lokale. Akuzat për vjedhje votash në këtë qytet Trump i ka bërë edhe në vjeshtë, gjatë fushatës. Por akuzat janë hedhur poshtë edhe nga drejtuesit lokalë të Partisë Republikane.

Akuzat e të martës u hodhën poshtë edhe nga Prokurori i Distriktit të Filadelfias Larry Krasner. “Nuk ka asnjë bazë apo fakt që të vërtetojë këto akuza. I kemi ftuar palët të dërgojnë fakte në çdo moment. Nëse Donald Trump ka ndonjë fakt që të mbështesë këto akuza, le të na i dorëzojë tani”, tha ai në një reagim në rrjetin social X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos