Zgjedhjet presidenciale në Rusi, përjashtohet nga gara gruaja që sfidoi Putinin

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 13:08 | Bota

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, përjashtohet nga gara gruaja që

Kërkesa e kandidates pacifiste Ekaterina Duntsova për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Rusi përballë Vladimir Putin, është refuzuar nga Moska.

Vendimi u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me argumentin se ka gabime në dokumentet e paraqitura nga Duntsova.

Gruaja, një ish-gazetare dhe këshilltare e qytetit, aktualisht drejton një OJF që lufton për demokracinë në Rusi dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Ukrainë.

Reagimi i saj ndaj përjashtimit nga procesi zgjedhor ishte i menjëhershëm. Përmes rrjeteve sociale, sfidantja e Putinit e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Unë e kundërshtoj këtë përjashtim dhe do të apeloj në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të kërkoj nga partia opozitare Yabloko (me karakter socio-liberal dhe properëndimor, ed. ) për të më emëruar mua si kandidaten e tyre për garën presidenciale, për Rusinë 2024”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos