Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Zi në Gaza pas sulmit në Jabaliya: Dhjetëra të vdekur, hapen kratere në tokë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 21:57 | Bota

Zi në Gaza pas sulmit në Jabaliya: Dhjetëra të vdekur, hapen

Një sulm i kryer nga forcat e Izraelit që si shënjestër kishte komandot e Hamasit në kampin e dendur të refugjatëve Jabalya në Gazën veriore ka lënë dëme katastrofike.

Siç raporton CNN që citon dëshmitarët okularë dhe mjekët në enklavë, një numër i madh personash kanë mbetur të vrarë.

“Po prisja në radhë për të blerë bukë kur papritmas dhe pa asnjë paralajmërim paraprak ranë shtatë deri në tetë raketa”, tha një dëshmitar okular, Mohammad Ibrahim, për CNN.

“U bënë shtatë deri në tetë vrima të mëdha në tokë, plot me njerëz të vrarë, kishte pjesë trupi në të gjithë vendin,” tha ai.

 “Dukej si fundi i botës.”

Sipas një deklarate të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, sulmi ajror kishte në shënjestër dhe vrau Ibrahim Biari-n, i cili përshkruhet si një nga komandantët e Hamasit përgjegjës për sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, i cili la mbi 1,400 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë u morën peng.

IDF njoftoi gjithashtu se "shumë terroristë të tjerë të Hamasit u goditën në sulm” teksa shtoi se Batalioni Qendror Jabalya kishte marrë kontrollin e ndërtesave civile.

Hamasi megjithatë ka mohuar me forcë praninë e një prej liderëve të saj në kamp.

Hazem Qassem, një zëdhënës i grupit militant, akuzoi Izraelin se po përpiqet të justifikojë atë që ai e përshkroi si një "krim të urryer kundër civilëve, fëmijëve dhe grave të sigurta në kampin Jabalya".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi