Lirohet zv/drejtori i Policisë së Kosovës

Nga A2 CNN
18 Prill 2024, 23:07 | Kronikë

Lirohet zv/drejtori i Policisë së Kosovës

Pas presionit shumë të madh të ndërkombëtarëve, por edhe disa kërcënimeve serioze nga Departamenti i Shtetit, gjithashtu edhe nga NATO, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç është liruar nga autoritetet serbe që e mbanin të arrestuar pa asnjë arsye.

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla njoftoi në faqen e saj zyrtare: “Sapo u njoftova nga përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, se pas presionit të madh ndërkombëtar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.
Ai ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë.
Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli