Tragjedi në ditën e Krishtlindjes, biznesmeni kosovar e gruaja e tij gjenden të pajetë në banesën e tyre

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 16:14 | Kronikë

Tragjedi në ditën e Krishtlindjes, biznesmeni kosovar e gruaja e tij

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kosovë. Pronari i një biznesi uji në qytetin e Junikut, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për mediat kosovare se, dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma elektrike.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos