“Të zbatohen të gjitha marrëveshjet”, Komisioni Europian qorton Kosovën dhe Serbinë në progres-raport

Nga Xhevahir Qardaku
7 Nëntor 2023, 14:40 | Kosova

Komisioni Europian qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. Kështu theksohet në progres-raportet për të dyja shtetet, të cilët janë parë nga Radio Evropa e Lirë.

Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së, thuhet mes tjerash, ndërsa vëmendje të veçantë i është kushtuar normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Komisioni Europian shpreh keqardhje që palët nuk kanë nisur ende me zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja dhe aneksi i zbatimit. Në progres-raport nënvizohet detyrimi i Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të propozimit të fundit të dorëzuar më 21 tetor.

Serbia kritikohet për tërheqjen e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës dhe bojkotin e tyre të zgjedhjeve lokale në veri.

Raporti përmend si problematike edhe moshapjen e urës mes MItrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, moszbatimin e marrëveshjes për energjinë dhe faktin që Serbia nuk zbaton ujditë për kadastrat dhe diplomat universitare.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024