Rama nis podcast-in e parë me sportistët elitarë

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 09:06 | Aktualitet
Rama nis podcast-in e parë me sportistët elitarë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook episodin e parë të podcastit “Flasim”. Në këtë bisedë të parë, kreu i qeverisë ka ftuar shtatë kampionët e sportit, Luiza Gega, Briken Çalja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel.

 “Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sëkëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e Olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie”, u shpreh Rama.

Sportitstët kanë rrëfyer momente e vështira të karrierës së tyre, por pavarësisht atyre ata nuk u dorëzuan deri në arritjen e synimeve.

Gjatë bisedës nuk kanë munguar edhe batutat mes kryeministrit dhe sportistëve.

Jo vetëm Kryeministri, por edhe Sali Berisha kanë zbuluar podcast-in, një format të ri komunikimi për të shkuar tek elektorati i tyre gjatë fushatës duke shmangur filtrin ndërmjetës të medias tradicionale. Edhe pse shihet me skepticizëm nga ekspertë të medias, të cilët thonë se kurrësesi një kryeministër nuk mund të marrë rolin e gazetarit, Rama ka shprehur gatishmërinë për të ftuar në podcast-in e tij edhe kundërshtarët politik. Po ashtu dhe Berisha  është shprehur i gatshëm që të përballet me kundërshtarin politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos