Reforma Zgjedhore, mbledhja e Këshillit Politik shtyhet për në orën 19:00

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 17:12 | Politikë
Reforma Zgjedhore, mbledhja e Këshillit Politik shtyhet për në

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sot në orën 19:00 për të diskutuar reformën zgjedhore. Takimi ishte përcaktuar fillimisht në orën 17:00, por mësohet se palët politike kanë marrë disa orë kohë për të përgatitur detajet e fundit para se të ulen në tryezën  e bisedimeve.

Afati për konsensusin e reformës zgjedhore është mesnata e ditës së sotme. Burime për A2 flasin për një dakordësi të mundshme në minutat e fundit, nga momenti që mund të jetë pranuar diskutimi për implementimin e teknologjisë në zgjedhje, që ishte kriter i pazëvendësueshëm nga opozita.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos