Rusët po kontrollonin Bakhmutin por... i mbaruan municionet

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 10:00 | Bota

Forcat ruse kanë pushtuar pjesën më të madhe të qytetit simbol të rezistencës ukrainase Bakhmut, por pikërisht kur dukej se flamuri verdheblu i Kievit do të zëvendësohej me atë rus, trupat e mercenarëve të Wagner duket sikur janë stepur.

Janë të shumtë të analistët që kanë vrojtuar ditët e fundit një tkurrje të sulmeve në qytetin e rrethuar.

Arsyeja kryesore mund të jetë pikërisht ajo për të cilin kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, ka kohë që ankohet gjithmonë e më hapur, mungesa e furnizimeve me armë.

Situata në terren. Burim: Institute of War

Sasia e municioneve në betejën për qytetin në rajonin e Donjeckut ka nevojitur një sasi të jashtëzakonshme artilerie, absolutisht disproporcionale me rëndësinë e atij territori, dhe tani grupi Wagner ndodhet në vështirësi, madhe denoncon jo vetëm pamundësinë, por edhe një indiferentizëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Për këtë arsyeje, orët e fundit grupi mercenar ka devijuar duke preferuar të pezullojë aksionet në qendrën e qytetit, për t’u përqendruar në disa operacione në fshatrat përreth më të lehta për t’u pushtuar.

Sipas analistëve, në veçanti ato të amerikanes “Institute of War” që monitoron konfliktin nga dita e parë, marrja e qytetit është ende e largët, dhe rusët rrezikojnë të përballen me kundërpërgjigjen e ushtrisë ukrainase në javët në vijim, kur Kievi pritet të jete e pajisur edhe me armatimet perëndimore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/15/rusia-nis-me-1-prill-fushaten-e-re-ushtarake-rekrutohen-400-mije-ushtare/
https://a2news.com/2023/03/08/paralajmerimi-i-shefit-te-nato-s-rusia-mund-ta-marre-bakhmut-in-ne-ditet-ne-vijim/
https://a2news.com/2023/03/15/po-me-dergojne-drejt-vdekjes-rrefimi-i-ushtarit-ukrainas-per-betejen-e-bakhmut-it/

A2 CNN Livestream

Latest Videos