Rusia, akuza SHBA-së: Na kanë spiunuar me anë të celularëve Apple

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 14:05 | Bota
Rusia, akuza SHBA-së: Na kanë spiunuar me anë të

Shërbimi Federal i Sigurisë ka njoftuar të enjten se ka zbuluar një skenar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për përgjim të celularëve. Sipas Moskës, bëhet fjalë për një virus që është dizajnuar për t’u “futur” në pajisjet Apple.

Sipas burimit kryesor të informacionit të FSB-së, KGB, me qindra celularë të Apple janë infektuar, duke përfshirë këtu edhe ato të abonentëve vendas rusë.

Agjencia ruse e spiunazhit njoftoi gjithashtu se telefonat që u përkisnin diplomatëve të huaj me bazë në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Thuhet po ashtu se në shënjestër kanë qenë edhe abonentë nga vende si Izraeli, Siria dhe Kina.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se as Apple dhe as NSA nuk u janë përgjigjur kërkesave të dërguara me email për koment. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos