Gazsjellësi Nord Stream është hedhur në erë nga një grup sabotatorësh pro Ukrainës. Kështu raporton media prestigjioze amerikane, New York Times dhe ajo gjermane, Di Xait, që citojnë zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.
Qeveria ukrainase ka reaguar menjëherë duke mohuar çdo përfshirje në sulmin e shtatorit në tubacionet Nord Stream, të cilat u ndërtuan për të transportuar gaz natyror rus në Gjermani. Kremlini e konsideroi lajmin, një tentativë për të larguar vëmendjen nga fajtorët e vërtetë.
“Nuk do të habitesha, nëse pas hetimit të rremë, perëndimorët dhe mediat e tyre të konfirmonin se Nord Stream është shkatërruar nga një delfin i arratisur nga Krimea për në Ukrainë”, ishte komenti tallës i zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova.
Uashingtoni kërkoi që palët të presin përfundimin e hetimit zyrtar që po kryhet nga Gjermania, Suedia dhe Danimarka, përpara se të dalin në konkluzione. (A2 Televizion)