Bebe Rexha ka konfirmuar se është ndarë me të dashurin e saj Keyan Safyarion pas tre vitesh së bashku. Këngëtarja 33 vjeçare shpërtheu në lot teksa performonte në Londër gjatë një koncerti së fundmi.
Bebe para pak ditëve ndau një mesazh që i kishte dërguar ish-i i saj, ku i shkruante se kishte marrë shumë kilogramë dhe se kishte ndryshuar në fytyrë. Bebe tha se ndihej emocionale pak para se të këndonte këngën e saj “Atmosphere”.
“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha ylli.
Më vonë ajo shpërtheu në lot teksa fansat u munduan ta inkurajonin me duartrokite e brohorima. Gjithsesi, Bebe nuk lejoi që ndarja t’i prishte humorin, pasi ajo dhuroi një koncert të jashtëzakonshëm për fansat përpara se të dilte në një klub nate në Londër më vonë atë mbrëmje.
“Do të jem në ‘Heaven’ sonte duke festuar dhe duke kërkuar një të dashur të ri. Nuk e di pse do të kërkoj një të dashur të ri në një klub homoseksualësh, por…”-u tha Bebe fansave me humor.
Në mesazhin që Safyari i kishte dërguar Bebes i shkruante:
“Unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Ne fakt thash sa e bukur je dhe sa të kam dashur. Por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë se ‘po’. Ti shtove 15 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshoi. A duhet të pretendoj se nuk ka ndodhur dhe se është në rregull? Unë shtova 3 kilogramë dhe më quajte ‘topolak’ dhe ‘të shëndoshë’. Nuk do të thotë se nuk më do. Nëse po përpiqesh të gjesh arsye për t’u ndarë, kjo ka kuptim… por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse je e pakënaqur me mua / veten / me jetën dhe nuk sheh të ardhme me mua, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsyeja. Më thuaj nëse dëshiron të flasësh, nëse ke nevojë për më shumë qartësi. Të dua”. (A2 Televizion)