Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot nisin zbatimin e kontrollit të përbashkët kufitar, duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve. Në fjalën e saj në ceremoninë e këtij aktiviteti zv.kryeministrja Belinda Balluku theksoi se qytetarët shqiptarë e maqedonas do të lëvizin vetëm me një ndalesë dhe një kontroll
“Një nga prioritete kryesore të qeverisë Rama ka qenë lehtësimi i procedurave për të lehtësuar kalimin e qytetarëve, tregtisë dhe mallrave. Ky projekt është dëshmi e vullnetit e dëshirës së mirë që ekziston mes dy qeverive, për të bashkëpunuar me çdo nivel nga ato administrative në nivele të larta politike. Marrëdhënia mes Shqipërisë e RMV-së është kthyer në model për t’u ndjekur për të çuar përpara zhvillimin rajonal. Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të një lëvizje komode, synohet përmirësim i infrastrukturës dhe thjeshtimin e procedurave me një ndalesë dhe një kontroll. Është realizuar projektimi e mbikëqyrja në koordinim me homologët e RMV”.
Balluku foli edhe për ecurinë e projektit të korridorit 8 ku brenda viti të ardhshëm do të dorëzohen dy lotët e para dhe në shtator do të hapen dy lote të reja.
“Prej kohësh kemi nisur projektin e korridorit 8, një ëndërr e shqiptarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Nuk është projekt në letër ndodhemi në lotin e dytë dhe brenda 2024 dy lotet e para nga Elbasani ën Qafë Thanë të dorëzohet dhe në shtator të hapen dy lotët e tjera që do të vijnë në pikën e lidhjes. Edhe nga RMV ka pasur progres. Por nuk konsiston vetëm tek autostrada, por në të ardhmen të arrijmë të ngremë një rrjet hekurudhor model, se kostot e transportit hekurudhor janë shumë më të ulëta se me automjete. Kemi punuar prej kohësh për korridorin 8 se Shqipëria e RMV për të gjitha detyrat e kryera me përpikmëri e meritojnë vëmendjen e BE dhe mbështetje financiare që do të bashkojë Shqipërinë, Italinë, RMV dhe Bullgarinë, jo thjesht transportit por i sigurisë”.
Nga ana e tij kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski evidentoi përfitimet nga ky projekt dhe tha se që nga nisja e Ballkanit të Hapur është rritur shkëmbimi tregtar me Shqipërinë dhe Serbinë.
“Arritëm që korridorin 8 ta vendosim në hartën europiane, që mund të ketë financim në be dhe punojnë në ndërtimin e hekurudhës Shqipëri Maqedoni. Porti i ri në Durrës të ketë port në Strugë që të ketë efekte pozitive. Anijet do të arrijnë në strugë që askush nuk mendonte, likuiditet dhe mundësi për t’u bërë tërheqëse me vendet e Europës që të bëjnë tregti me vendet tona. Në Ballkan nuk na duhen kufij dhe raportet politike janë në nivelin më të lartë. Rritja e kapaciteteve të nëpunësve dhe miratimi i metodave të reja të punës për të ulur pritjen. kur filluam me Ballkanin e Hapur është rritur me 40% këmbimi tregtar me Shqipërisë e RMV dhe 15 me Serbinë”. (A2 Televizion)