Shqipëria perfomancë dinjitoze! Albina dhe familja Kelmendi “pushtojnë” skenën e Eurovizionit

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 22:17 | Showbiz

Albina dhe familja Kelmendi janë ngjitur në skenën e Eurovizionit duke dhuruar një performancë dinjitoze, me një vokal drithërues e duke bërë këdo krenar! Kënga e sjellë në shqip me titull “Duje” u performua e 14-ta në natën e dytë teksa arritën të rrëmbenin duartrokitjet e të pranishmëve në sallë.

Skena ishte e dominuar nga ngjyrat kuqezi, si flamuri i Shqipërisë teksa mesazhi që donin të përcillnin ishte mjaft i qartë. “Paqja në botë vjen kur duam familjen”, ka theksuar Albina, para se të ngjitej në skenë.

Festivali i këtij viti mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, prej luftës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani