16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore janë një thirrje për veprim dhe një kujtesë që dhuna kundër grave e vajzave është forma më e rëndë e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Michele Ribota, përfaqësues i UN Women në Shqipëri, i ftuar në A2 CNN ka folur për fushatën e nisur në Shqipëri kundër dhunës me sloganin “Asnjë Justifikim”.
1 në 2 gra në Shqipëri e kanë përjetuar të paktën 1 herë në jetë dhunën
Michele Ribota solli shifra konkrete sa i përket rasteve të dhunës të raportuar në Shqipëri. Ai iu referua shifrave të fundit të regjistruara në 2018, nga ku ka rezultuar se 1 në 3 gra e kanë përjetuar të paktën 1 herë në jetë dhunën, megjithatë theksoi se në Shqipëri ka pasur një progres. Këtu, ai veçoi ligjet e hartuara qoftë për parandalimin, ashtu në mbrojtjen e viktimave dhe dënimin e autorëve.
“Në Shqipëri shifrat e fundit janë regjistruar në 2018, nga ku na tregoi se në atë kohë më shumë se 1 në 2 gra raportuan se i ishin ushtruar dhunës, të paktën një formë dhune, një herë në jetën e tyre, 1 në 3 gra i nënshtrohet dhunës së vazhdueshme që matet si diçka që ndodh në 12 muajt përpara studimit. Kjo është situatë shqetësuese, më shumë se 2/3 e grave i nënshtrohen dhunës gjatë takime, e të gjitha format e kontrollit që partnerët kanë mbi gratë. Ka progres, gjërat po ndryshojnë, vendi ka ligje të mira, është bërë pjesë e instrumenteve ndërkombëtare. Vendi është në një situatë të mirë që të ketë instrumentet e nevojshme.
250 mln gra i nënshtrohen dhunës çdo ditë
Shifrat janë alarmante edhe në botë. 250 mln gra i nënshtrohen dhunës çdo ditë, qoftë kjo fizike, ashtu edhe seksuale. Ajo që është më alarmante është fakti që edhe progresi për eliminimin e dhunës po ecën me ritme të ngadalta. Ribota, i ftuar në A2 CNN tha se nëse vijohet me këto hapa, atëherë do duhen dhjetëra vite për të eliminuar dhunën.
“Situata në botë është shumë shqetësuese, çdo ditë rreth 250 mln gra i nënshtrohet dhunës fizike ose seksuale në familje, vetëm vitin e shkuar regjistruar 50 mijë gra të vrara nga partnerë, ish-partnerë, nga anëtarë të familjes. Më shumë se 150 gra që vriten nga duart e një burri, që duhet t’i mbrojë ato. Eliminimi i dhunës dhe i praktikave të dëmshme si martesat e hershme apo detyrueshëm është pikësynimi ynë, nëse progresi është me hapat e sotëm do të duhen dekada për të eliminuar dhunën. Ndërkohë që komuniteti po angazhohet për ta realizuar brenda 2023”.
Si mund të arrijmë drejt eliminimit të dhunës?
Për eleminimin e dhunës, duhen ndjekur një sërë hapash. Ribota vuri theksin se në këtë qëllim të përbashkët duhet të funksionojnë të gjitha hallkat njëherazi. Në rast se një prej tyre dështon tha Ribota, atëherë është e pamundur për ta ndaluar.
“Vendet duhet të bëjnë disa gjëra në disa kohë, të shohin mbrojtjen, të punojnë me autorët e dhunës, të punojnë me parandalimin dhe t’i bëjnë këto gjëra në mënyrë të bashkërenduar. Kjo është qasja ne bëjmë përmes me UNDP dje UNFPA dhe kjo është fryma që drejtohet nga bashkitë vendore, nga spitalet, policia, arsimi, shoqëria civile, fatkeqësisht kur përqendrohesh vetëm te një shtyllë nuk funksionon. Në projektbuxhetin që diskutohet, Shqipëria ka një rritje prej 8 mld lekë që janë për trajtimin e këtyre çështjeve, janë para të nevojshme për të mbështetur gratë në nevojë, ndihmën juridike strehim për të mbijetuarit e dhunës. Kur vjen te parandalimi është që sistemi i mbrojtjes të jetë efikase, së dyti duket të përqendrohemi te fuqizimi ekonomik i grave, jo vetëm sa i përket pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, por ato që vuajnë nga dhuna duhet të punojnë dhe të punohet me burrat dhe djemtë dhe arsimi. Puna me burrat dhe djemtë është shumë e madhe, nga njëra anë të respektojnë nga ana tjetër edhe të kenë një sasi më të madhe të punës në familje”, tha ai.
Rezultatet që priten?
Kjo fushatë 16-ditore e nisur në Shqipëri ka 2 qëllime kryesore.
“Fushata është moment 16-ditor dhe pastaj fillon puna për pjesën tjetër, nuk ka asnjë justifikim për dhunën e grave, ka një sërë veprimtarish që po bëhen në shkolla, me artin me sportet, është një program i pasur, ne presim mbështetjen nga Këshilli i Ministrave të planit të dytë kombëtare për rezolutën për paqen për sigurinë e grave dhe presim edhe krijimi i rojes kundër vrasjes ndaj grave, sepse është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Ribota.
Domethënia e ngjyrës portokalli?
Michele Ribota, përfaqësues i UN Women në Shqipëri u shfaq në studio me një shall ngjyrë portokalli, që është edhe si simbol i kësaj fushate. Kjo ngjyrë ka një domethënie.
“Portokallia është ngjyra për të shënjuar një botë të çliruar nga frika ndaj dhunës”, përfundoi Ribota në A2 CNN.
Kjo fushatë do të zgjasë deri më 10 dhjetor, kur është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Në këtë kuadër, A2 CNN bëhet e para media në Shqipëri që nënshkruan “Parimet e Fuqizimit të Grave” (WEPs), një listë parimesh që shërbejnë si udhëzues për biznesin, promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e gruas në vendin e punës, në treg dhe në komunitet. Ky është një standard i ri që A2 CNN vendos në tregun mediatik, duke shërbyer si shembull dhe udhërrëfyes për këtë industri. (A2 Televizion)