Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Rama: I befasuar nga mungesa e reagimit të BE-së

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 17:32 | Aktualitet

Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Rama: I befasuar

Kryeministri Edi Rana, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të thyejë heshtjen pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Republikës Sërpska të Bosnjë-Hercegovinës Milorad Dodik për “Serbinë e Madhe”.

Në një reagim në platformën "X", kreu i qeverisë kujton se kanë kaluar tre ditë që nga dita kur Dodik bëri reagime nxitëse ndaj Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe ende asnjë reagim nga blloku. 

Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!

Edi Rama, platforma "X"

Kujtojmë se disa ditë më parë, Dodik është shprehur se beson se serbët në këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm, pjesë e të cilit do të jetë edhe Mali i Zi.

Sipas tij, jetojmë në një epokë kur “pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të kapen në befasi”.

Sipas tij, kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fuqishëm kombëtar serb në këto zona, por se siç shtoi ai, "ky shtet i unifikuar duhet të formohet me mjete demokratike dhe me masa politike, jo me luftë."

A2 CNN Livestream

A2 Business