Në Tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, kanë përfunduar gërmimet të cilat kishin nisur në 2019 duke u bashkuar në këtë mënyrë dy anët e kantierit.
Kryeministri Rama së bashku me zv/kryeministren, njëkohësisht ministre e infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan përfundimin e kësaj faze për të inauguruar daljen e dritës.
Sipas qeverisë, tuneli i Murrizit është një nga pjesët më të vështirë, ku progresi në gërmim ka qenë dukshëm më i ulët krahasuar me vepra të tjera, për shkak të problematikave të shumta gjeologjike.
Kryeministri dha porosi që punimet të kryhen në mënyrë cilësore me objektin qenë 2024 të përfundojë e gjithë vepra. (A2 Televizion)