Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Gjetjet e ''faktoje'': Bashkitë 'harrojnë' premtimet elektorale pas zgjedhjeve

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 15:11 | Aktualitet

Edhe pse janë bërë më transparente e po ndajnë më shumë informacion me qytetarët bashkitë në Shqipëri ende nuk po mbajnë premtimet e dhëna para zgjedhësve. Ky është konkluzioni i qendrës ''Faktoje'', në raportin e monitorimit të performancës dhe transparencës së 10 institucioneve të pushtetit vendor.

Gjetjet tregojnë se nga 40 premtime elektorale të fushatës së Majit 2023, vetëm 5 janë mbajtur plotësisht dhe 11 pjesërisht. Ndërkohë, 24 premtime ose rreth 70% e premtimeve të bëra nga kryebashkiakët nuk janë mbajtur.

Pjesa më e madhe lidhen me investimet për infrastrukturë shkollash, rrugësh dhe ujësjellësash. Monitorimi që bëhet për të katërtin vit me radhë, për 2023-shin tregoi se institucionet e pushtetit vendor janë tashmë më të hapura lidhur me llogaridhënien publike dhe më të kujdesshme për të siguruar transparencën.

Monitorimi i kryer nga gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile synon të nxisë llogaridhënien dhe ndarjen e informacionit për publikun.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli