Helikopteri vë nën kontroll zjarrin në Mallakastër

Nga A2 CNN
28 Qershor 2026, 19:22 | Aktualitet

Helikopteri vë nën kontroll zjarrin në Mallakastër

Ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Forcave të Armatosura bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në kodrat e Hekalit, në Bashkinë Mallakastër. Gjatë gjithë ditës, helikopteri operoi në zonë duke ndihmuar forcat në terren në izolimin e vatrave të zjarrit.

Sipas drejtorit të repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, Mandi Aliaj, në operacion u angazhuan 8 automjete zjarrfikëse, dy autobote uji dhe mbi 40 forca, mes tyre edhe efektivë të Forcave të Armatosura, shkruan A2CNN. 

Kjo ishte vatra e fundit dhe më e vështira për shkak të terrenit të thepisur, ndërsa aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos