Kishte humbur rrugën në Dajt, policia shpëton gjermanin

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 22:00 | Aktualitet

Kishte humbur rrugën në Dajt, policia shpëton gjermanin

Efektivët e Policisë së Shtetit i erdhën në ndihmë 1 turisti gjerman, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit shkuan menjëherë në zonë për t'i ardhur në ndihmë turistit gjerman.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit, i cili u evakuua dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos