Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Korça nis festat, ndizen dritat e fundvitit, hotelet e bujtinat të rezervuara

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
3 Dhjetor 2023, 19:09 | Aktualitet

 

Korça ka ndezur dritat dekorative, duke u kthyer përsëri në një nga qytetet më të bukur në Shqipëri në këtë sezon festash. Me qindra qytetarë korçarë e turistë u mblodhën në pedonalen e qytetit për të shijuar atmosferën festive dhe koncertin e organizuar nga Bashkia e qytetit.

Kreu i kësaj bashkie, për mediat, tha se çdo ditë e dhjetorit do jetë festë, ndërkohë që janë me dhjetëra aktivitetet kulturore të planifikuara nga institucioni i pushtetit lokal.

"Korça sot ndezi dritat e festave të fundvitit është kthyer në traditë që ne organizojmë këtë mbrëmje festive për t'i paraprirë gjithë muajit dhjetor dhe gjithë festimeve që kryhen në Korçë gjatë këtij muaji. Përveç atmosferës do të kemi një kalendar shumë të ngjeshur me aktivitete të ndryshme artistike kulturore, në teatër, në disa prej hapësirave publike, në Pazarin e Vjetër, do të jetë një muaj kur Korça do të kthehet në kryeqytetin e festave për festimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri për të mirëpritur mijëra turistë që zgjedhin Korçën si destinacion", tha kreu i bashkisë, Sotiraq Filo.

Në Korçë, Voskopojë e Dardha janë rreth 4200 vende akomodimi, vende këto që operatorët turistikë shprehen se janë rezervuar pothuajse të gjitha në këtë dhjetor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë