Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Me cannabis, kokainë dhe ekstazi, arrestohet i riu në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 11:53 | Aktualitet

Me cannabis, kokainë dhe ekstazi,  arrestohet i riu në Tiranë

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke shitur drogë në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se është arrestuar M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesën e të riut u gjetën cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Tempulli”.

“Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. 

Evidentohet dhe goditet, nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.    

Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap në flagrancë në Selitë, me doza cannabisi, kokaine dhe ekstazi. 

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të gatshme për shitje.   

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të rrethit të Selitës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje.    

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës.           

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.    

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli