"Ndjejne keqardhje që është dashuruar me një të verbër", historia e dashurisë mes shqiptarit dhe indonezianes

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 09:15 | Aktualitet

Shqiptari Fatmir Seremeti dhe bashkëshortja e tij, indoneziania Jenny Seremeti, ndanë në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN historinë e tyre të njohjes dhe dashurisë, e cila nisi krejt rastësisht në rrjetet sociale.

Fatmiri tregoi se gjithçka filloi një vit më parë, kur Jenny komentoi një video të tij në Instagram. Pas disa komenteve dhe bisedave online, ai vendosi ta ndiqte në rrjetin social dhe më pas të njiheshin më nga afër.

Pas disa komenteve m’u duk vajzë interesante. Ia pashë Instagramin dhe i bëra ‘follow’. Nisëm të bisedonim dhe bëmë një takim. Në fillim nuk ishte një takim shumë serioz”, tha ai.

Sipas Fatmirit, një nga gjërat që e tërhoqi më shumë ishte personaliteti dhe energjia e Jenny-t. Ajo është pronare e dy palestrave në Stockholm dhe merret me mësimin e arteve marciale për fëmijë, madje kishte menduar ta ftonte edhe atë si ligjërues.

Çifti ndan interesa të përbashkëta dhe pasionin për të njohur kultura të ndryshme. Jenny, e cila është rritur në Suedi në një familje suedeze, ka vizituar Kosovën së bashku me Fatmirin, ku u njoh nga afër me familjen e tij.

Vizituam të gjithë Kosovën. Jenny gjeti shumë dashuri dhe ngrohtësi në familjen time. Ajo ka fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme dhe edhe unë po ashtu. Familjet tona e kanë pritur shumë mirë këtë lidhje”, u shpreh Fatmiri. Ky i fundit tha se disa e shohin si keqardhje aspektin që Jenny është e dashuruar me një burrë të verbër, por shumica nuk kanë paragjykime. 

Nga ana e saj, Jenny tregoi se ndjeu menjëherë një lidhje të veçantë me Fatmirin.

Kishim shumë gjëra të përbashkëta. U dashurova me energjinë dhe aparencën e tij. Dukej shumë njeri i këndshëm dhe i dashur”, tha ajo.

Historia e çiftit dëshmon se një koment i thjeshtë në rrjetet sociale mund të kthehet në një histori të bukur dashurie që kapërcen kufijtë dhe kulturat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos