Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Nga Artin Halili
8 Janar 2026, 09:18 | Aktualitet

Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Reshjet e shumta dhe prurjet nga kodrat kanë bërë që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë gjatë natës nga shtrati i tij për shkak të alivuoneve në sasi shumë të mëdha që ka marrë me vete. Krahas daljes nga shtrati të përroit, është bllokuar totalisht edhe shkarkuesi i tij në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Prej orës 3 të mëngjesit aty është duke u punuar për zgjidhjen e situatës ndërsa lëvizja e mjeteve në një distancë 100 m bëhet vetëm me një korsi. Fatmirësisht nuk janë rrezikuar banesat në zonë.

Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Ndërkohë në lidhje me akset rurale ka rrëshqitje dherash edhe në disa zona të tjera. Për momentin janë 3 fshatra të izoluar nga  rruga në njësinë Proptisht dhe 7 fshatra në Njësinë Dardhas ku mungon edhe energjia elektrike. Po ashtu edhe aksi rrugor që të çon në njësinë Trebinjë e që kalon nga rruga e re Qukës Qafë Plloçë është i bllokuar dhe komunikimi rrugor i njësisë mund të bëhet vetëm që nga Përrenjasi.

Përmbytet rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Në fshatrat e bllokuar dita e sotme ka mbyllur edhe kopshtet e shkollat fillore  pasi mësuesit nuk kanë mundur të ngjiten dot në punë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos