Edhe qarku i Kukësit është i përfshirë nga reshjet e borës dhe era e fortë në zonat e thella malore, ndërsa i gjithë territori i këtij qarkut është i përfshirë nga reshjet e shiut.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje -Doganë.
Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë, ndërsa në disa njësi administrative ka probleme me furnizimin me energji elektrike. (A2 Televizion)