Rikthehet vetingu në polici, procesi kryhet këtë herë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 10:17 | Aktualitet

Nga rinis vetingu ne polici? Ministria e Brendshme njofton se procesi i ndërprerë rikthehet këtë herë për t’u bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Kështu, pas ndryshimeve të fundit ligjore, 3 drejtues të lartë të policisë dhe AMP-së do të përballen, këtë të hënë, me Trupën e Vlerësimit Kalimtar.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

Veting-u në Policinë e Shtetit rikthehet kësaj radhe për t’u bërë nga AMP, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta.

A2 CNN Livestream

A2 Sport