Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 15:23 | Aktualitet

Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës pritet të bëhet vetëm me një kontroll në hyrje dhe dalje, me qëllim shkurtimin e kohës së pritjes në një prej pikave kufitare që po shënon gjithnjë e më shumë radhë të gjata pritjeje, shkruan A2 CNN.

Për këtë qëllim, në Qafë Thanë u mbajt një takim me praninë e zëvendësministrit të Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, dhe prefektes së qarkut të Korçës, Florinda Zegullaj.

Marrëveshja parashikon që kontrollet në pikën kufitare të kryhen vetëm nga policia kufitare e shtetit ku futesh dhe jo nga dy sportele, siç bëhet aktualisht. Marrëveshja e re pritet të lehtësojë kalimin në këtë pikë kufitare, e cila vetëm gjatë sezonit veror regjistron deri në 1 milion hyrje-dalje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos