Stuhia shkakton dëme të mëdha në Librazhd, bllokohet rruga me Elbasanin

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 08:10 | Aktualitet



Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar dëme të mëdha, mbrëmjen e kaluar në qytetin e Librazhdit.

Për shkak të erës, u dëmtuan dhe linjat e transmetimit me energji, për këtë arsye shumë fshatra e kaluan natën në errësirë.

Gjithashtu, për disa orë, mbrëmjen e kaluar u bllokua dhe aksi rrugor Librazhd-Elbasan, në zonën e Kthesave të Murrashit.

Masivë gurësh dhe dherash ranë në rrugë, duke pezulluar qarkullimin e mjeteve për disa orë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kanë qenë vetë drejtuesit e mjeteve të bllokuara, ata që me duar dhe litarë janë përpjekur të hapin rrugën të paktën me një kalim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos