Të jetosh me frikën e shkëmbit mbi kokë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 12:42 | Aktualitet

Ky masiv shkëmbor prej vitesh rrezikon në çdo moment jetën e banorëve të fshatit Gjinkar të Përmetit. Ndërsa pak ditë më parë, ky gur i madh i shkëputur nga masivi shkëmbor, ka përfunduar në kasollen e një prej banorëve ku mban ushqimin për bagëtitë.

Fatmirësisht, kasollja ka mbajtur gurin për të mos përfunduar më poshtë drejt banesave të tjera të fshatit.

Edhe banorët e tjerë tregojnë se shkëmbi që u rri mbi kokë iu rrezikon jetën seriozisht atyre, por edhe kalimtarëve dhe fëmijëve që lëvizin çdo ditë.

Ankesat e bëra pranë pushtetit lokal deri më tani nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje situatës, madje banorët shprehen se është e kotë që të shpresojnë në ndërhyrjen e shtetit.

Banorët e fshatit i janë drejtuar edhe shtabit të emergjencave civile të prefekturës së Gjirokastrës, në mënyrë që të ndërhyhet pa ndodhur më e keqja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi