Të papërgjegjshmit vijojnë show-n në jug! Kapen duke lundruar shumë afër bregut, gjobiten 2 drejtuesit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 11:07 | Aktualitet

Të papërgjegjshmit vijojnë show-n në jug! Kapen duke

Të papërgjegjshmit vijojnë të bëjnë show më bregdetin shqiptar me mjete lundruese, duke vënë në rrezik edhe jetën e pushuesve.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë bllokuar 2 mjete lundruese, pasi janë parë duke shkelur perimetrin e sigurisë në det. Një rast është regjistruar në plazhin e Zvërnecit, e ndërsa plazhin e Palasës.

Për pasojë, uniformat blu kanë ndërhyrë, duke gjobitur me 100 mijë lekë drejtuesit dhe duke bllokuar mjetet lundruese.

“Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë monitorimin e hapësirës detare me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve në plazhet e vendit.

Brenda 24 orëve në Palasë dhe Zvërnec bllokohen dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Si rezultat i monitorimeve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokuan një tjetër mjet lundrues në plazhin e Zvërnecit, që shkeli perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues.

Më herët, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, ndërhynë dhe në plazhin e Zvërnecit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan pronarin e mjetit lundrues, shtetasin B. F., me masën administrative 100 000 lekë të rinj, si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në SPK Triport”, thuhet në njoftim.

Rasti më tronditës është ai i 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra me skaf, teksa ishte me pushime me familjen nga polici Arjan Tase.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi