Toka bujqësore dhe puse nën ujë, probleme nga reshjet në Fier

Nga Çaku Tafa
21 Nëntor 2025, 08:21 | Aktualitet

Toka bujqësore dhe puse nën ujë, probleme nga reshjet në

Në fshatrat përgjatë Vjosës, Kashisht, Çerven, Ferras, ka prezencë të ujit në tokat bujqësore brenda argjinaturës, ndërkohë që ka një rritje të nivelit të prurjeve në lumin Seman.

Niveli i Vjosës vijon të jetë në pikën kritike, ndërkohë që nën ujë vijojnë të jenë edhe puset e ujit të pijshëm që furnizojnë stacionin e Kafarajt.

Informacion mbi situaten ne Qarkun Fier, ora 07:30

Si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë, aktulisht situata është si më poshtë:
- Niveli i prurjeve vazhdon në pikën kritike duke shkuar në 7.3 m, matja nga karahu i Fieri të urës së Mifolit.
- Lumi Vjos, ka dalje nga shtrati në fshatrat Kashisht-Cerven-Ferras por brenda argjinaturave.
- Fuqia tërheqse e detit ka rëne, c'ka vështirson shkarkimin e ujit në detë
- Kemi prezencë uji ne tokat bujqësore në fshatrat Kashisht dhe Çerven, në një sipërfaqe prej 50-60 ha.
- Kemi një familje me dy antarë të evaukuar në fshatin Cerven
- Kemi prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatin (Kashisht 5)-(Cerven 4)- (Ferras 21), banesa që ndodhen brenda argjinaturës.
- Si mase paraprake, ka stakime të pompave në stacionin e ujit te pishjëm në Kafaraj, nga ku bëhet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.
- Ka prurje të larta edhe në lumin Seman, i cili në fshatin në fshatin Kallm, ka dalë nga shtrati por brenda argjinaturave. Në këtë zonë, nuk ka banesa të rrezikura.

Deri ne ne keto momente nuk kemi të njerëz të lënduar.
Strukturat vendore dhe ato te Forcave të Armatosura janë në terren për çdo situat të mundshme evakuimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos