I mbollëm por çfarë do t’i bëjmë? Kjo është mëdyshja që kanë shumica e fermerëve që kultivojnë ullirin në fshatrat e bashkisë së Patosit.
Mungesa e fuqisë punëtore dhe natyrisht subvencionet e pakta bëjnë që fermerët edhe pse angazhohen vetë të mos ja dalin dot as të marrin shpenzimet e tyre.
Një tjetër problematikë në këtë zonë janë mungesa e rrugëve në ullishte, shkruan A2 CNN. Kjo problematikë njihet edhe nga kryetari I bashkisë së patosit, i cili i kontaktuar nga A2 CNN ka pohuar se ka një plan studimi për hapjen e rrugëve edhe për ullishtat. (A2 Televizion)